-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Bob Dole vdiq duke bërë shaka në llogari të rivalëve

E bija e senatorit Bob Dole, ka lexuar një fjalim në ceremoninë e varrimit të mikut të shqiptarëve, ku ka treguar se cilat kanë qenë fjalët e fundit të tij.

Nga fjalimi që ka lexuar e bija e burrështetasit amerikan, ai vdiq duke bërë shaka në llogari të rivalëve.

“Tash që po nisem për udhëtimin tim të fundit të jetës, ju them se po e bëj pa frikë. Kjo pasi e di që nuk eci i vetëm. E di që do të jem përkrah Zotit. Më duhet ta pranoj që jam ca kureshtar të mësoj nëse kisha të drejtë kur mendoja që parajsa do të duket si Kanzasi, poashtu dua të di, nëse si shumë të tjerë që udhëtuan para meje, a do të mund të votoj në Chicago”, kanë qenë fjalët e fundit të Bob Dole.

Këto fjalë u lexuan nga e bija e tij në ceremoninë e varrimit.

Bob Dole vdiq si patriot, buzagaz duke bërë shaka deri në momentin e fundit në llogari të rivalëve nga Partia Demokratike. Kjo u vërejt edhe në varrim kur u tall se tani me siguri do të votojë në metropole si Chicago qe udhëhiqen nga demokratët, fenomen ky i përqeshur mjaft çdo cikël elektoral në SHBA.

Ish-senatorit amerikan, Bob Dole, këtë të premte iu dha lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore.

Gjatë së enjtes në nder të tij u organizuan homazhe në Capitol Hill të Shtëpisë së Bardhë. Aty i pranishëm ishte edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili mbajti edhe një fjalim.

Ai theksoi se duhet të ndjekin mençurinë e tij për të shkuar para.

“E vërteta e çështjes është se e vetmja rrugë përpara për demokracinë është uniteti dhe konsensusi”, u tha Biden të mbledhurve.

Dole, shërbeu gati për 36 vjet në Kongresin amerikan, ai vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare.

Bob Dole pati rol kyç në përfundimin e luftës së fundit në Kosovë.

Më Shumë

Sot në Kosovë temperaturat deri në -4

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell, teksa temperaturat do të shkojnë deri në -4 gradë Celsius.   “Mot...

Rregullohet sistemi i ngrohjes në shkollën ‘Hysen Rexhepi’ të Prizrenit

Drejtoresha e Shkollës "Hysen Rexhepi", Lumnije Rakaj, ka njoftuar se është vënë në funksion ngrohja e re me pelet në këtë institucion edukativ. Ky përmirësim...

Lajmet e Fundit