14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Bojken Lako, Jericho e të tjerë në HardhFest

Jericho, Bojken Lako, Asgjë Sikur Dielli, Flaka Krelani, Grupi NA dhe të tjerë artistë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në edicionin e “HardhFest”, festivali që do të nisë me 5 shtator në Rahovec.

Manifestimi i 14-të tradicional i “Festes” është duke e fuqizuar dhe është duke e dalluar ketë rajon si rajon i kulturës dhe mikpritjes, së fundmi dhe promovon potencialet e zhvillimit të turizmit rural, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të rajoneve vreshtarë, zgjerimin e ofertave turistike, si dhe pasurimin me produkte turistike duke forcuar zinxhirin e vlerave ndërmjet sektorëve.

Në festival vijnë edhe Offchestra, Valon Shehu, DJ Mim, Magnituda etj.

Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” ka fillet e saja që nga vitin 2001, ku në fillim është organizuar nga shoqatat lokale, duke u avancuar dhe marr epitetin e Festës në nivel nacional, e vënë nën patronimin e Presidencës së Republikës së Kosovës për një kohë, si dhe çdo vit e mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Komuna e Rahovecit, si festë e veçantë tradicionale, ku shënohet fillimi i vjeljes dhe mbledhjes së bereqeteve, si kurorëzim i punës së vreshtarëve të vyeshëm.

“Festa e Vjeljes së Rrushit” i ofron qytetit të Rahovecit dhe rajonit vreshtar të Kosovës, program argëtues mbarëkombëtar dhe rajonal, u mundëson fermerëve, vreshtarëve, prodhuesve të verës, artistëve, rinisë dhe popullatës së kësaj ane, mundësinë që të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore. /KultPlus.com/

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Lajmet e Fundit