13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Boksieri kosovar, Albon Përvizaj, synon të bëhet kampion i botës

Boksieri që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Albon Përvizaj, synon të bëhet kampion botëror në boks.

“Synimi im është të bëhem kampion botëror. I kam të gjitha mundësit që të arrijë këtë synim”, tha Përvizaj për “PrizrenPress”

Boksieri Përvizaj është i lindur dhe rritur në Gjermani. Prejardhja e familjes së tij është nga Krajku i Prizrenit.

Ai, e viziton shpesh vendlindjen e familjes së tij.

“Kam lindur e jam rritur në Gjermani, mirëpo vendlindjen e familjes e vizitoj çdo vit”, tregon ai.

Përvizaj, deri më tash i  ka 17 fitore dhe vetëm një humbje më pikë. Në nivelin profesionist ka debutuar në mars të vitit 2017, por në boks është shumë më gjatë. Ka karrierë të gjatë e të suksesshme në boksin amator, që për shumë ekspertë të boksit është bazë për një karrierë të suksesshme në nivelin profesional.

“Kam qenë 13 vjeçar kur kam filluar boksin. Tash jam në mesin e 50 boksierëve më të mirë në kategorinë e rëndë në botë”, tregon ai.

Boksieri Përvizaj e ka një dëshirë.

“ Kam dëshirë të boksoj në Kosovë”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit