10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Bono mbështet refugjatët, ndryshon tekstin e këngës së U2 në koncert

Frontmeni i grupit legjendar U2, Bono ka ofruar mbështetje për refugjatët që ikin nga shtëpitë e tyre duke ndryshuar korin e një kënge të grupit U2 në mes të koncertit për të ndihmuar ngritjen e vetëdijes për gjendjen e tyre.

Grupi nisi turneun e tyre këtë javë, dhe frontmeni dhe aktivisti i U2 tha se ai nuk ka përgjigje për krizën e refugjatëve, por shtoi se të gjithë duhet të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje.

Imazhi i një djali të ri sirian larë në një breg në Turqi më parë këtë javë ngjalli zemërim dhe u shndërrua në thirrje për qeveritë në të gjithë Evropën për të bërë më shumë për të ndihmuar dhjetëra mijëra refugjatë.

Bono iu referua incidentit tronditëse duke ndryshuar tekstin e këngës “Pride” (In the name of Love) në “Një djalë i larë nga valët në një plazh bosh”.

Imazhi i tre-vjeçar Aylan Kurdi i shtrirë me fytyrën poshtë në rërë bëri bujë në mbarë botën, duke u bërë një pikë fokale në thellimn e krizës së refugjatëve.

Në një moment gjatë koncertit në ekran u paraqitën pamje të refugjatëve, Bono është shprehur se ka shumë dhimbje në botë.

“Duke shikuar lajmet e sheh se njerëzit e zakonshëm – të gjithë ne jemi në gjendje të bëjmë gjëra shumë të mira dhe gjëra shumë të këqija” tha ai.

“Unë nuk e di përgjigjen ndaj krizës së refugjatëve në Evropë dhe Afrikë, por unë e di se ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur një përgjigje për krizën e refugjatëve në Evropë dhe Afrikë”

Madje Bono i’u referua edhe Nelson Mandelës duke thënë se gjithmonë duket e pamundur derisa diçka të bëhet.

Madje ai pati edhe një pyetje për turmën.

“Çfarë doni: Një Evropë me zemrën dhe kufijtë e saj të mbyllur për mëshirë ose një Evropë me zemrën e saj të hapur???”, ka përfunduar ai. /Klan Kosova/

Më Shumë

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Lajmet e Fundit