18.2 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Bora mbulon Brodin e Dragashit (Foto)

Në orët e mbrëmjes, në Brod të Dragashit ka filluar të bie borë. Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi ku shihet se tashmë bora ka zbardhur këtë zonë malore.

Në anën tjetër, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius.

Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave. /Lajmi.net/

brod-dra1 brod-dra

Më Shumë

DokuFest dhe Komuna e Prizrenit përplasen për mbështetjen financiare të festivalit

DokuFest dhe Komuna e Prizrenit janë përplasur për mbështetjen financiare të festivalit Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër. DokuFest ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin...

Një person sulmohet nga djali dhe nipi i tij në Rahovec, arrestohen të dyshuarit

Një person dyshohet se është sulmuar nga djali dhe nipi i tij të dielën në Rahovec. Policia ka njoftuar të mërkurën se dy të dyshuarit...

Lajmet e Fundit