9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Britney Spears ‘thyen’ rrjetin, këngëtarja pozon nudo në Instagram

Këngëtarja e njohur me famë botërore Britney Spears nuk e ka aspak  problem të postojë foto apo video të trupit të saj të zhveshur në Instagram, duke mos i lënë pothuajse fare vend imagjinatës.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa foto dhe video në Instagram teksa është nudo në breg të detit. 41 vjeçarja ka preferuar që fotot t’i postojë pa ndonjë përshkrim, por i ka shoqëruar vetëm me disa emoji me trëndafila

Këngëtarja e hitit muzikor “Gimme More” ka përdorur gjithashtu emoji dimanti për të mbuluar pjesët e saj intime.

Britney Spears ka postuar edhe foto të ngjashme këtë janar në Instagram.

“Energjia e gruas së lirë nuk është ndier kurrë më mirë ?,” shkroi superylli i popit krah fotove që e tregonin atë të veshur vetëm me një varëse prej pëlhure të bardhë rreth qafës dhe me një palë çorape gjithashtu ngjyrë të bardhë deri në gju.

Në foto, Spears shfaqej duke mbuluar gjoksin e saj të majtë dhe pjesën e poshtme dy emoji, një lule rozë dhe një zemër.

Në tetor të vitit 2021, këngëtarja postoi disa foto nudo sërish të shoqëruara me emoji për të të mbuluar pjesët e saj intime në rrjetet e saj sociale, së bashku me disa foto topless.

‘’Të luash në Paqësor nuk ka lënduar ka lënduar askënd. Pss asnjë foto e edituar .. kthesa e vaskës”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotove.

(Kosova Sot Online)

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit