4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Brnabiç: Jam gati të jap dorëheqje

“Jam e gatshëm në çdo moment të jap dorëheqjen si kryeministre. Nëse dikush mendon se qeveria nuk po funksionon si duhet, se dikush tjetër mund të bëjë punë më mirë, mua më thotë që në çdo moment mund t’ua kthejmë mandatet qytetarëve dhe pastaj le të emërojë presidenti një mandatar tjetër ose të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë Brnabiç, transmeton media opozitare serbe “Nova”.

Ndërkaq, ajo ka njoftuar se një gjë të tillë ia ka bërë me dije edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e së martës.

“Presidenti Vuçiç ka informacionin se unë mund të jap dorëheqjen. Kam hyrë në qeveri për ta ndihmuar sepse e di se sa punon për popullin e tij, për të na ndihmuar të bëjmë diçka për qytetarët dhe të bëjmë diçka për shtetin”, shtoi ajo.

Tutje, e para e ekzekutivit serb ka theksuar se “nuk jam e gatshme që si kryeministre dikush të më inkuadrojë në rrugë dhe të vendosë se kush çfarë të bëjë”.

Ndryshe, Ana Brnabiç, momentalisht është duke e ushtruar pozitën e kryeministres për të dytën herë me radhë.

Ajo është pjesë e Partisë Progresive Serbe, që udhëhiqet nga Millosh Vujçeviç. Por, ai në këtë pozitë ka ardhur më 27 maj, një ditë pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të SNS-së, të cilën ai e kishte themeluar dhe e kishte sjellë në pushtet.

Më Shumë

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Lajmet e Fundit