9.2 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Brovina e vendosur: Nuk ka rast për Bllokun

Brovina-RugovaMe gjithë shpresat e Bllokut se pas dështimit të PDK ata do të kenë rastin të kandidojnë kreun e Kuvendit, kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina i ka thanë Televiziontit Rrokum se në seancën e 12 shtatorit, Blloku nuk do të ketë mundësi të propozojë kundërkandidatin.

Brovina madje ka shtuar se do t’ia jepte të drejtën për kandidaturë Bllokut, atëherë ai veprim i saj do të ishte shkelje e Kushtetutës.

Sipas saj, Blloku mund të vazhdojë me planin e vet, më vonë. Por, jo në seancën konstituive.

“Në bazë të përgjigjes së Kushtetueses dhe në bazë të Rregullores, ata nuk kanë mandatin që ta zgjedhin. Tash për tash është e pamundur. Çdo hap tjetër është shkelje kushtetuese”, tha ajo.

Ndërsa mos pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bllokut dhe të Vetëvendosjes në mbledhjen e thirrur nga ajo për caktimin e datës së vazhdimit të seancës konstituive Brovina e ka quajtur për keqardhje.

“Kjo përgjigje tregon se seanca nuk do të ketë rrjedhë të përshtatshme, se kryeneçësia vazhdon me qenë edhe më tutje, se ata që shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e punës, insistojnë ta shkelin prapë. Kjo më shtyn në një dilemë të madhe për rrjedhën e seancës”.

Por, më e vjetra e kësaj legjislature është shprehur optimiste se në seancën e 12 shtatorit do të arrihet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Ajo për këtë ka kërkuar unitet nga spektri politik dhe respektim të Kushtetutës.

“Kërkoj që njerëzit, liderët të mbledhin mendjen dhe të mos e shkelin Kushtetutën dhe Rregulloren e punës”, ka thënë Brovina, duke shtuar se seanca e 17 korrikut nuk bën të përsëritet.

Më Shumë

Kosova dhe Sllovenia ndahen pa fitues, 0:0 në Prishtinë

Kosova dhe Sllovenia përfunduan pa gola (0:0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, e zhvilluar sonte në stadiumin e Prishtinës. Takimi u karakterizua me...

UBO: Bali Muharremaj 45.7% në Suharekë

Sipas Exit Poll-it në Dukagjini të UBO, del se në Suharekë, do të kemi balotazh. Aty prinë Bali Muharremaj i AAK-së, me 45.7%, ndërsa Ardian...

Lajmet e Fundit