BSPK mban nesër protestë, kërkon rritjen e pagës për 100 euro për çdo të punësuar në sektorin publik

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura do të mbajë nesër protestë e ku do të kërkojnë miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Në njoftim bëhet e ditur se ata do të kërkojnë edhe rritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik për 100 euro.

Kërkesë tjetër e tyre është edhe fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor.

Njoftimi i plotë:

Informojmë qytetarët, që nesër, e premte, më 8 prill 2022, në organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e në udhëheqjen e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, mbahet Protesta e paralajmëruar e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.

Protesta do të niset në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë drejt rrugës Agim Ramadani poshtë rrugës Eqrem Çabej në drejtim të rrugës Xhorxh Bush e nëpërmes Sheshit Zahir Pajaziti për tu ndalur në Sheshin Skënderbeu para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ku Partnerit Social – Qeverisë do t’i parashtrohen kërkesat e Federatave Sindikale të BSPK-së:

1. Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

2. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor

3. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr. 04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit