“Buffon nuk e lë kurrë futbollin”, Totti e Cannavaro lëshojnë “kunja”

Paolo Cannavaro dhe Francesco Totti kanë bërë shaka mes tyre në një bisedë “live” në Intagram. Këtë periudhë kanë qenë të shpeshta diskutimet mes futbollistëve dhe “ish”-ëve, që mundohen të kalojnë kohën në shtëpi dhe kujtojnë edhe episode të së shkuarës.

Dy futbollistë legjenda në Itali nuk mund të mos ngacmojnë miqtë e tyre dhe njëri është Gigi Buffon, i cili edhe vijon të luajë me Juventusin. Sigurisht për të nuk ka minuta si më parë, duke parë që tani i ka mbushur 42 vjeç.

Totti ngacmon i pari, teksa thotë: “Unë mund t’ju them që Gigi dëshiron të luajë deri kur të mbushë 50 vjeç, por mund të luajë edhe dy ose tre sezone të tjera. Për më tepër që është në portë”. Epike përgjigje e ish-fituesit të “Topit të Artë”, i cili thekson se Buffon nuk e lë vetë futbollin/

“Epo ta dini. Ai nuk do që të ndalojë, por ata do ta bëjnë të ndalojë, gjë që është shumë ndryshe”, thotë Cannavaro, i cili tani vijon karrierën si trajner në Kinë, ku u shpall kampion sivjet me Guangzhou Evergrande.

Buffon nuk e lë kurrë futbollin”, Totti e Cannavaro lëshojnë ...

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit