7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Buffon të enjten njofton pensionimin nga futbolli

Portieri legjendar italian pritet t’i jap fund karrierës në futboll.

Juventusi ka njoftuar se kapiteni Gianluigi Buffon do të dalë të enjten në një konferencë për shtyp në ambientet e Allianz Stadium.

Nuk janë treguar se për çfarë do të flasë Buffon, por është caktuar vetëm orari i konferencës, që do të jetë 11:30.

Paraprakisht mendohet se do të jetë një konferencë shtypi lamtumire e portierit bardhezi, që pritet të largohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit në fundjavë, transmeton ksp.

Buffon edhe më herët e ka përmendur mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit në karrierë, pas dështimit të Italisë që të kualifikohet në Kupën e Botës.

40-vjeçari cilësohet si një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit.

Më Shumë

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit