36.8 C
Prizren
E martë, 16 Korrik, 2024

Buja paraqiti të arriturat në arsim për gjashtëmujorin e parë

RameBuja-ministri arsimitMinistria e Arsimit paraqiti sot para mediave të arriturat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ministri Ramë Buja, tha se është duke u realizuar plani strategjik ashtu siç është paraparë, duke përmendur në raportin gjashtëmujor aktivitetet e realizuara që nga arsimi parafillor deri te ai i lartë dhe infrastrukturën ligjore.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se në gjashtë mujorin e parë, ministria ka pasur rezultate solide, duke realizuar aktivitete të shumta që lidhen me arritjen e prioriteteve sipas planit strategjik të arsimit 2011-2016. Duke folur për arsimin e lartë, ai theksoi se brenda këtyre gjashtë muajve, me propozim të ministrisë së arsimit, qeveria ka marrë vendim për themelimin e tri universiteteve të reja publike, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, vendim i cili është miratuar edhe në Kuvend.

“Ministria e arsimit tashmë ka formuar bordet themeluese dhe janë zgjedhur organet drejtuese në këto tri universitete të reja. Në Universitetin e Pejës është përmbyllur faza e themelimit, janë mbajtur zgjedhjet dhe tashmë pritet zgjedhja e organeve drejtuese, rektorit dhe te tjera. Nga Maqedonia kanë ardhur dy kontingjente të librave universitar të përkthyer nga fusha e mjekësisë me 15 tituj që janë nga 1 mijë kopje” , tha Buja.

Ndërkohë, sa i përket infrastrukturës shkollore, ministri Buja tha se është duke vazhduar ndërtimi i 30 objekteve shkollore.

“28 sosh janë financuar nga Ministria e Arsimit, njëra nga Danida dhe tjetra nga Banka Botërore. Nga këto investime të objekteve shkollore, 15 janë shkolla të mesme, 12 janë të shkollave fillore dhe Biblioteka Universitare, që së shpejti pritet të inaugurohet. Brenda këtij viti pritet të përfundojnë 8 objekte shkollore dhe Biblioteka Universitare”, tha ai.

Ministri Buja tha se është punuar edhe në infrastrukturën ligjore, ku përmendi miratimin e ligjeve për arsimin dhe aftësimin profesional, arsimin e të rriturve, draftimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, draftimin e ligjit për arsimin e lartë si dhe draftimin e ligjit për mësimdhënësit e periudhës së viteve ’90-ta.

Më Shumë

Kurti viziton korrje-shirjet në Malishevë: Djerrina me gurë është bërë arë me grurë – buka jonë, në sofrën tonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, panë nga afër korrje-shirjen e grurit te fermeri Asman Kryeziu në Malishevë. Kurti...

Hapet shtegu “Downhill” në Prizren: Një oazë për adhuruesit e çiklizmit ekstrem

Një ambient i jashtëzakonshëm për adhuruesit e çiklizmit ekstrem dhe natyrës së pasur e të bukur në malet e Prizrenit është hapur sot, raporton...

Lajmet e Fundit