Burim Bashës e Almir Drpljanit u dështon arratisja spektakulare në Dubravë

Burgu dubravDy mure betoni në pavijonin e rrezikshmërisë së lartë janë thyer nga dy të burgosurit Burim Basha e Almir Drpljani, por mundu iu ka shkuar huq.

Burim Basha i dënuar me 20 vjet burgim e Almir Drpljani i dënuar me burgim të përjetshëm, të burgosur në pavijonin e rrezikshmërisë së lartë në Dubravë kanë arritur të thyejnë dy mure të betonit brenda pavijonit.

U kishte mbetur vetëm edhe një shtresë betoni para se të bënin të depërtueshëm murin e jashtëm të pavijonit numër 8 ku gjenden nëntë personat e rrezikshmërisë së lartë në Dubravë, por pak para se ta finalizojnë janë zbuluar.

Duke e parë se pavarësisht punës që kishin bërë nuk mund të arratisen, Burim Basha e kishte lajmëruar vet rastin.

“Vec me ju kallxu që cka muj me ba dhe që muj me ikë kur të dua”, janë fjalët e Burim Bashës që ua kishte thënë zyrtarëve të Dubravës, shkruan Zeri.

Për këtë ngjarje janë suspenduar pesë gardian nën dyshimin se iu kanë ndihmuar të burgosurve për përgaditjen e palnit për arratisje.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit