16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Burim Hoxha së shpejti me këngë të re

Burim Hoxha kengetarNdonëse ka kohë që nuk ka ardhur me risi në treg, Burim Hoxha ka treguar se së shpejti për publikun e vet do të sjellë projektin më të ri.
Ndër të tjera këngëtari nuk ka hezituar të shpalosë për publikun edhe shumëçka rreth punës, por edhe jetës së tij private, ku në bisedë për gazetën Tribuna thekson që gjithë suksesin në jetë ia dedikon familjes së vet.

Tribuna: Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës?
Hoxha: Tani meqë është sezoni veror jam mjaft i angazhuar. Kryesisht jam i angazhuar nëpër mbrëmje muzikore dhe nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare, ku gjithmonë kënaqem pranë adhuruesve të muzikës sime.

Tribuna: Me çfarë projektesh artistike mund të ju takojmë së shpejti në treg?
Hoxha: Tani sapo kam përfunduar këngën time të re, e cila titullohet ‘Çelësi i zemrës sime’, këngë të cilën e ka punuar Alban Furtuna, kurse tekstin ka shkruar Mario. Kënga do të lansohet në fund të kësaj jave.

Tribuna: A do t’i bësh videoklip këngës se re?
Hoxha: Po sigurisht, unë sapo kam përfunduar xhirimet e videoklipit të cilin e ka bërë ‘XL Provideo’.

Tribuna: Ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar?
Hoxha: Për momentin jam duke u marrë me këtë projektin tim të ri, por pasi ta përfundoj besoj që do të ketë ndonjë bashkëpunim, por që ende nuk e di me kënd do ta kem

Tribuna: Sa keni koncerte dhe mbrëmje të ndryshme?
Hoxha: Fal simpatizuesve të mi kam mbrëmje të ndryshme si në Kosovë e diasporë. Para disa ditës isha edhe në Turqi ku kam pasur mbrëmje muzikore. Më duhet të theksoj se pritja atje më ka bërë shumë përshtypje. Më pritën jashtëzakonisht mirë.

Tribuna: Përditshmëria si plotësohet?
Hoxha: Unë çdo ditë punoj në firmën e babit tim ‘Arbana’ në Prizren ku i ndihmoj atij. Kjo është pjesë e pandashme e përditshmërisë sime. Pastaj normal edhe angazhimi në muzikë.

Tribuna: Familja dhe jeta private.
Hoxha: Falënderoj zotin që më ka dhënë një familje shumë të mirë e të cilët më përkrahin në çdo aspekt.

Më Shumë

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Lajmet e Fundit