John Kerry në Afganistan

JohnKerry-shbaSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti në Afganistan në përpjekje për të zgjidhur situatën e tensionuar që po mbizotëron në këtë shtet që pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Kerry pritet të takohet me dy kandidatët që pretendojnë fitoren në balotazhin e muajit qershor, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani.

Presidenti aktual, Hamid Karzai nuk kandidoi në këto zgjedhje. Ai ishte nën drejtimin e vendit prej më shumë se 10 vjetësh, që pas ndërhyrjes së SHBA për rrëzimin e talebanëve.

Diplomati më i lartë i Amerikës paralajmëroi se Afganistani rrezikon humbjen e sigurisë dhe të mbështetjes, nëse dikush do të tentojë të marr pushtetin me mjete jo të ligjshme.

Rezultatet paraprake të shpallura nga autoritetet zgjedhore vendase japin 56.44% për Ashraf Ghani në balotazhin e 14 qershorit.

Të dy kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin për vjedhje të votave. Gati një e treta e qendrave të votimit janë duke u rinumëruar votat.

Misioni i Asistencës së OKB-së në Afganistan i kërkoi të dyja palëve që t’i bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të ruajnë qetësinë dhe të mos ndërmarrin hapa që mund të çojnë në destabilitet të vendit.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Lajmet e Fundit