Burim Piraj nga Dragashi: Ndërmarrësit duhet ta shfrytëzojnë ditën e zgjedhjeve

Ndërmarrësi nga Dragashi, Burim Piraj, ka thënë se ndërmarrësit duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi që me votën e tyre t’i zgjedhin ata njerëz që iu besojnë.

Kështu ai ka thënë në një lidhje direkte për Klan Kosova duke shtuar se ligjet në Kosovë për të bërë biznes janë të mira; mirëpo sipas tij ato nuk po impementohen.

“Unë pres se do të bëhen ndryshme sa i përket ambientit e të bërit biznes në Kosovë. Kemi pasur ngecje të mëdha të investimeve të huaja në vend. E kemi dhe problemin e migrimeve. Mendoj se pas kësaj do ketë ndryshime pozitive”.

“Qytetarët duhet te dalin të votojnë. Mendoj se ne ligjet i kemi pasur shumë të mira, por kemi ngecur në zbatimin e tyre”.

“Mendoj se ndërmarrësit duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi që me votën e tyre t’i zgjedhin ata njerëz që iu besojnë”.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit