Burim Ramadani: Dembel Kadri Veseli, dembel Kuvendi i Kosovës

Zyrtari i AAK-së Burim Ramadani ka kritikuar për dembeli kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka qenë më pa punëtor dhe më dembel.

“Kryetari i Kuvendit një dembel që po i prin dembelëve! Veç në pushim po rrinë! Plus, gjashtë muaj bllokadë, po bëhet gati një vit i plotë pa punuar pothuajse fare! S’po flas për cilësi fare! Kjo s’më takon shumë ta komentoj”, shkruan Ramadani në Facebook.

“Me javë të tëra nuk po mbajnë seancë.Për gati 5 muaj, kanë miratuar ligje që mund të numërohen në gishta të dorës”.

“Debate hiq e ma hiq, interpelanca sa për shenjë, iniciativa asnjë hiq.
Unë s’po di çka të them tjetër përpos”.

“Dembela bre!!! Marre kështu!”
“Institucionet janë për t’u angazhuar në përmirësimin e jetês së qytetarëve, jo për gjumë të thellë!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit