6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Burri vdes në spitalin e Vlorës, denoncon e shoqja: Ma vranë mjekët!

Prokuroria e Vlorës po heton rreth vdekjes së një 66-vjeçari në spitalin Rajonal këtë të premte, pas kallëzimit në polici të bashkëshortes së viktimës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë: E.R. ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë duke pretenduar se më datë 18 Janar, bashkëshorti i saj V.C., 66 vjeç, ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarrë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit