Burri vdes në spitalin e Vlorës, denoncon e shoqja: Ma vranë mjekët!

Prokuroria e Vlorës po heton rreth vdekjes së një 66-vjeçari në spitalin Rajonal këtë të premte, pas kallëzimit në polici të bashkëshortes së viktimës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë: E.R. ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë duke pretenduar se më datë 18 Janar, bashkëshorti i saj V.C., 66 vjeç, ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarrë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit