9.4 C
Prizren
E martë, 6 Janar, 2026

Bytyçi: Pushteti i Ragip Begajt na kërcënoi, por nuk na frikësoi

muhamet bytyqi malishevAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Malishevë, Muhamet Bytyçi nuk është i kënaqur me punën që është bërë në periudhën e parë të këtij viti në Asamblenë Komunale në këtë qytet. Ai thotë se shumë tema të interesit publik nuk janë trajtuar në Asamble.

Bytyci po ashtu akuzon pushtetin e kryetarit të Malishevës Ragip Begajt për “kujdesin” që ka treguar në kërcënimin e asamblistëve të Vetëvendosjes.

“Pushteti është kujdesur edhe për kërcënime, por ne as nuk jemi ndalë e as frikur. Jemi të vendosur t’i qëndrojmë besnik detyrave për mbrojtjen e interesit publike”, thotë Bytyci për ‘PrizrenPress’.

“Ka pasur ngecje në punën e KK-së në Malishevë për shumë tema të interesit publik, por ato kanë ardhur si rezultat i partisë në pushtet, e cila nuk e ka shumicën në Asamble”, thotë ai.

Instituti Demokratik(KDI) angazhimin e Bytyçit e ka vlerësuar me 24.4 për qind. Sipas KDI-së, Bytyçi ka qenë njëri ndër asamblistët që ka treguar rezultat më të mirë në Asamblenë e Malishevës.

“Partia në pushtet gjatë gjithë kohës ka pasur ndryshime në grupin e saj, prandaj edhe ka munguar serioziteti në organizimin dhe dinamikën e punës se Kuvendit për pjesën që i takon pushtetit”, thotë Bytyçi për ‘PrizrenPress’.

Asamblistët e Vetëvendosjes, sipas tij, në fillim janë angazhuar për të promovuar një kuvend dinamik dhe demokratik.

“Gjashtë muajt të parë për ne si VV kanë qenë muaj më shumë angazhime. Për këtë kohë kemi provuar me promovuar një kuvend komunal dinamik e demokratik. Ky ka qenë synomi jonë dhe ne këtë frymë jemi përpjekur ta ngrisim”./PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Aksident në Llazicë të Malishevës – një i lënduar nga përplasja mes veturës dhe kamionit

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës. Rastin  e ka konfirmuar...

Kryetari i Prizrenit paraqet raportin vjetor të punës para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar sot para qytetarëve raportin e punës dhe angazhimit ekipor për vitin 2025. “Në kuadër të këtij...

Lajmet e Fundit