13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Cahani tregon arsyet e humbjes së Mytaher Haskukës në Prizren

Naim Cahani nga Shoqëria Civile në Prizren, po vlerëson se qytetarët e kësaj komune, qenë të gatshëm për ndryshim meqë qeverisja lokale e Lëvizjes Vetëvendosje, tregoi defektet e saj qysh në start të mandatit.

Tutje ai u shpreh në Info Magazine, se një prej arsyeve që Mytaher Haskuka humbi këto zgjedhje lokale, është se ai merrej shumë me të kaluarën e qeverisjes së PDK-së, duke u penalizuar, njofton Klankosova.tv.

”Meqë për herë të parë ka qeverisë Lëvizja Vetëvendosje për katër vite në Prizren, ndoshta sikur opinioni i përgjithshëm, ndoshta nuk ka qenë i gatshëm i mendimit se do të ketë ndryshime, por ja që verdikti i qytetarëve qe për me pas ndryshime”.

”Dihet në Prizren kemi pasur partneritete të ndryshme të koalicioneve që vetëm subjektet politike kanë bërë në Prizren, ndoshta dhe kjo ka reflektu që të kemi edhe ndryshimet që ndodhën në Prizren, nga qeverisja e Vetëvendosjes të kalohet sërish pushteti në Partinë Demokratike të Kosovës”.

”Nëse marrim në aspektin kronologjik mbi atë se si ka qeverisur Mytaher Haskuka, ka pasur defekte qysh në start, që nga marrja e mandatit në fillimvitin 2018, pas frustrimit të organeve të qeverisë lokale”.

”Ndoshta viti 2018 për qeverisjen e Vetëvendosjes, ka qenë viti i ankesave të vazhdueshme, duke u marrë me të kaluarën e qeverisjes së PDK-së, kryesisht mbi defektet e qeverisjes së kaluar të PDK-së, pikërisht në 2017-2018. Ndoshta starti ka qenë ajo që e ka penalizu në një far forme, duke mos u orientu në programin që ka prezantu para qytetarëve në vitin 2017, dhe kjo ka qenë një vazhdimësi e ankesave të vazhdueshme”.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Lajmet e Fundit