18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Cana jashtë formacionit, tifozët e Marseille shpërthejnë ndaj “L’Equipe”

Tifozët e Marseille kritikojnë gazetën prestigjioze L’Equipe, sepse nuk përzgjodhi Lorik Canën në formacionin më të mirë të viteve 2000. Lojtari nga Gjakova mbajti edhe shiritin e kapitenit të skuadrës së famshem franceze. L’Equipe vendosi të respektonte kujtimin e ish-presidentit Pape Diuf, i cili u nda nga jeta pas infektimit me koronavirus, duke përzgjedhur formacionin më të mirë në vitet që ai drejtoi Marseille.

Ishte periudha 2005-2009, që përkoi me kohën që Lorik Cana ishte një ndër lojtarët më të dashur nga tifozwt në “Velodrome”. Gjithsesi, gazeta franceze nuk e pa të udhës që ta përfshinte ish-kapitenin shqiptar në 11 lojtarët më të mirë të epokës Diuf. Ekipi i përzgjedhur është: Mandanda, Beje, Hilton, Zubar, Taivo, Shejru, Nasri, Valbuena, Riberi, Niang, Sise, dhe në vend të Canës ishin Zubar nëse vendosej si qendërmbrojtës, dhe Shejru nëse caktohej mesfushor defensiv.

 

Poshtë artikullit të së përditshmes franceze, pati gati 100 komente të lexuesve, shumica padyshim tifozë marsejezë, mjaft prej të cilëve kritikuan për mungesën e Canës. “Nuk mund të vendosni Zubarin në qendër të mbrojtjes. Mendoj se Lorik Cana, që luajti në ato vite, e meriton vendin, – shkruan një tifoz, – Pape Diufi do të mërzitej po ta shikonte këtë”.

A jeni seriozë? – kritikon një tjetër, – Zubar në ekipVendosni Canën dhe Sivelinë, që ishin mbrojtës seriozë”! “Zubari? – sulmon tifozi me emrin Filip, – mos është gënjeshtra e 1 prillit? Duhet të jetë Lorik Cana që luajti shumë ndeshje për ne”. “Me të vërtetë është një turp të vendosësh Zubarin në formacion”, – shigjeton Rej99, ndërsa një tifoz tjetër vlerëson se “kjo është katastrofë, duhet të jetë Lorik Cana në vend të Zubarit ose Shejrusë”.

Së fundi, i mbiquajturi “As2Vegas”, thotë shkurt se “nuk ka vlerë një njëmbëdhjetësh pa Lorikun”. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare luajti 175 ndeshje në 4 sezone për Olimpikun e Marsejës, në Francë dhe në kupat e Europës, duke shënuar 8 gola e duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit