Carlo Ancelotti e kërkon yllin e Real Madridit

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, vetëm pak kohë më parë u caktua në stolin e skuadrës italiane Napoli, ku me ardhjen e tij priten edhe ndryshime brenda skuadrës.

E tekniku 59 vjeçar po kërkon që të blej edhe te skuadra të cilën e drejtoi për dy vite (2013-2015).Mediat në Itali raportojnë se Ancelotti është duke e kërkuar transferimin e sulmuesit francez, Karim Benzema, i cili me ndryshimet që veçse kanë filluar të ndodhin në Madrid, nuk e ka të sigurt qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

A do të mund ta sheh Benzema të ardhmen e tij në Serie A, takniku italian mendon se mund ta bind francezin për ta pranuar ofertën e Napolit.

Klubi nga San Paolo, beson se mund ta arrijë objektivin dhe ta transferoj Karim Benzeman gjatë këtij afati kalimtar, kurse nuk bëhet e ditur ende nëse kanë filluar bisedimet në mes përfaqësuesve të Napolit dhe atyre të Real Madridit.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit