10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Carlo Ancelotti i kerkon Florentino Perez-it dy yjet e Serie A

Carlo Ancelotti thuhet se i është lutur presidentit të Real Madrid-it, Florentino Perez, të bëjë gjithçka për të nënshkruar Victor Osimhen të Napoli-t dhe yllin e Milan-it, Rafael Leao në janar.

Ancelotti ka dashur të përforcojë sulmin e tij që nga kthimi në “Santiago Bernabeu” vitin e kaluar dhe u zhgënjye pasi dështoi të transferonte Kylian Mbappe këtë verë.

Problemet aktuale me dëmtimin e Karim Benzema-s vetëm sa kanë përforcuar çështjen që Real-i duhet të sjellë përforcime në sulm. Gjë që ka parë që Ancelotti të caktojë Leao-n dhe Osimhen-in si blerje prioritare në merkaton e dimrit, sipas gazetës spanjolle “Sport”.

Leao është një nga emrat më të kërkuar në Evropë me skuadra si Chelsea dhe Manchester City që janë pas tij. Ai u emërua “Lojtari i Vitit” në Serie A sezonin e kaluar dhe tashmë po vijon ecurinë pozitive. Këtë sezon, në të gjitha garat, portugezi ka shënuar gjashtë gola si dhe ka dhuruar nëntë asistime në 17 paraqitje.

Anësori ka dhe dy vite kontratë, teksa Milan po përpiqet t’i ofrojë një të re, por paga që kërkon ai mbetet problem. Sipas raportimeve, Leao kërkon 170 mijë paund në javë për të qëndruar në “San Siro”. Një shifër që te kuqezinjtë do të ishte historike nëse ofrohej, por është vështirë se do të ndodh.

Përsa i përketë Osimhen, nigeriani numëron nëntë gola në 13 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. Për të ka interes të veçantë nga Manchester United.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Lajmet e Fundit