Çeku i LVV’së – ministrit Zemaj: Qeveria juaj është e paaftë, mos luani me shëndetin publik

Deputeti i LVV’së, Hajrulla Çeku përmes një shkrimi në Facebook i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt për të cilin ka thënë se akuzat e tij ndaj ish’ministrit Arben Vitia janë të paqëndrueshme, të padobishme e të kota.

Çeku ka deklaruar se këto akuza janë të kota, pasi që sipas tij, nuk e mbulojnë paaftësinë për t’u kujdesur për shëndetin publik.

“Qeveria juaj, përveç ilegale dhe ilegjitime, tani po na dëshmohet edhe e paaftë. Qeverinë Kurti e rrëzuat në pikun e pandemisë, na i bllokuat të gjitha rrugët në Kuvend, ngarendët pas pushtetit kur shëndeti i qytetarëve ishte në rrezik. Akuzat tuaja sot, thënë më së buti, janë hipokrizi. Qytetarë nuk ua kanë borxh këtë sjellje të papërgjegjshme, mos luani me shëndetin publik”, ka thënë ai./Express/

 

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Lajmet e Fundit