Çeku: Në veri ka përplasje me kriminalitetin

“Çështja e veriut, është çështje ndërmjet kriminalitetit dhe institucioneve që luftojnë atë dhe nuk është çështje ndëretnikë në mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka thekuar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku në RTV Dukagjini në “Debat plus”.

Ai ka folur për barrikadat në katër komunat veriore të Kosovës, ku ka thënë se situata është më e komplikuar dhe nevojite koordinimi me KFOR-in për largimin e tyre.

“Situata në veri të Kosovës është pak me ndryshe sesa në vendet tjera, sidomos në kohën e fundit, edhe çdo veprimi atje nëse bëhet në kohën e gabuar mundë të sjellë pasoja të madhja”, ka thënë Çeku.

Sipas tij, të gjitha institucionet janë në krye të detyrës edhe janë duke bërë analiza edhe vlerësime për situatën në veri të Kosovës.

“Unë besoj që koordinimi me KFOR-in dhe me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare në këto veprime është i domosdoshëm, edhe këtë është duke bërë Qeveria e Kosovës”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka thënë se largimi barrikadave duhet të ndodhe por sipas tij “duhet të bëhet në mënyrën më të mirë që të mos këtë pasoja të padëshiruara për vendin dhe për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës”, raporton dukagjini.com.

Tutje, Çeku ka thënë se kjo situatë nuk duhet të këtë ndikimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Barrikadat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve atje edhe jo vetëm shqiptarëve por edhe serbëve, si pasojë e barrikadave ku qytetarët serbë nuk kanë mundur të marrin as shërbimet bazike mjekësorë”, ka përfunduar Çeku.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit