21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjykata nuk dënoi Saliun, por vetveten

Muhamet MAVRAJ

Për dënimin e Sali Mustafës – Calit

Gjykata Speciale në Hagë është parti speciale moti dhe është e jona aq sa ishin policët serbë në uniformën tonë.

Gjykata i ka vënë barrikada drejtësisë, ndaj nuk e ka dënuar Saliun, por vetveten, dënoi besimin në drejtësinë e saj.Ç’është e vërteta, nuk kemi pritur fare korrektësi prej saj. E
dimë si i trajtuan Nasimin e Hysniun, por e kemi parë edhe gjatë seancave kundër Saliut
dhe nuk i harrojmë ndërhyrjet e gjyqtares me pyetje sugjestive(P.sh. kur një dëshmitar i paguar nuk përmendi frikën, ia kujtoi kjo: A ishe i frikësuar shumë?)

Ajo e dha dënimin, siç e arsyetoi boll mirë, qe “bashkësia ndërkombëtare” të kënaqet pas mërzisë së gjatë për fenomenin e pandëshkueshmërisë në botë.

Ndëshkoni gjetiu, hanem! Edhe Sali Mustafa është veç kurban, u përdor si “kokë turku” nga kjo Gjykatë. Nuk kemi asnjë detyrim që ta respektojmë, pavarësisht prej deklaratave koti në përkrahje të dënimit. Politikisht po gabojnë rëndë ata miq perëndimorë që po vazhdojnë të lundrojnë në këtë projekt ruso-serb. Nëse lufta në Ukrainë nuk po ua hap mendjen, çka duhet të ndodhë tjetër me Ju gjermanë? Dhe, me
ju të tjerët?

Dënimi i Mustafës për krimet që qartazi i kanë kryer serbët dhe shpirtshiturit janë tallje
me vlerat e civilizimit, mesazh plotësisht zhgënjyes për çlirimtarët kudo në botë. Këta
gjyqtarë dhe shkollën e tyre i kemi parë në EULEX e në UNMIK. Janë faktueshëm
mjerimi i drejtësisë.

72 veta vrau një maniak tash vonë në Norvegji dhe mori rreth 20 vjet burg. Për vrasjen që, siç tha gjyqtarja, e ka kryer ofensiva serbe dhe disa shpulla të supozuara, 26
vjet e dënoi shqiptarin. Qe bota ta shoh se pandeshkueshmëria po goditet!?

Dënimin do ta përbuzja edhe po të dënohej Saliu me dy orë burg. Mustafa dhe të tjerët
shqiptarë në Hagë janë të pafajshëm. Ata janë heronj të gjallë të lirisë dhe fort liridashës jo vetëm për kombin e tyre shqiptar, por për çdo komb kudo të shtypur.

Gjykata Speciale është naciste dhe raciste e mirëfilltë. Po i dënon hebrenjtë e ish-Jugosllavisë (shqiptarët që luftuan në tokën e tyre) dhe jo nacistët (serbët pushtues).

Kosova duhet ta ketë programin e vet sqarues me Brukselin dhe të tjerët. Dhe duhet t’i japë fund kësaj gjykate të dëshmuar tashme si antishqiptare kokë e këmbë!

Vullneti i Kosovës i shprehur me vetëmohim për drejtësi është shpërdoruar tashmë dhe
po përdorët qartazi kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj. Ndërkohë, gjenocidin serb nuk e përmend kush në botë.Serbia po shpërblehet rregullisht, pra edhe nacizmi në Ballkan dhe Evropë! Nga Evropa

Më Shumë

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit