4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ceremoni përkujtimore në Prizren për ikonën e kinematografisë Bekim Fehmiu

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit legjendar Bekim Fehmiu, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren organizoi një ceremoni përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme.

Në këtë ngjarje simbolike, pjesëmarrësit hodhën lule në lumin Lumbardh – në vendin ku vite më parë ishte shpërndarë hiri i aktorit, në një akt solemn që përkujton lidhjen e tij të thellë me qytetin e lindjes.

Të pranishëm në ceremoni ishin familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe artdashës, të cilët ndanë kujtime dhe reflektime për rolin që Bekim Fehmiu pati jo vetëm në artin shqiptar, por edhe në skenën ndërkombëtare.

“Bekim Fehmiu mbetet një emër i pavdekshëm që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të artistëve,” thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit, që mban me krenari emrin e tij.

Aktori Bekim Fehmiu, i lindur në Prizren, është një nga figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare dhe ballkanike, i njohur për rolet e tij në produksione ndërkombëtare dhe për guximin e tij në mbrojtjen e vlerave artistike e njerëzore.

“Kujtimi i tij vazhdon të jetojë në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe u frymëzuan prej tij”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më Shumë

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite për qytetin dhe...

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj në tubimin elektoral para bashkëvendësve të tij në Malishevë, tregoi arsyet pse duhet votuar...

Lajmet e Fundit