-0.2 C
Prizren
E martë, 29 Nëntor, 2022

Çfarë po kurdisin pas kaq vitesh Rozana dhe Noizy?

Dy këngëtarët e hitit “Mr Yesterday”, Noizy dhe Rozana Radi janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së fundmi. Bashkëpunimet e tyre kanë patur një sukses të padiskutueshëm vite më parë, por mos vallë ka ardhur koha për një bashkëpunim të ri?

Ka qenë Rozana ajo që ka publikuar disa foto me Noizy-n ku duken mjaft të qeshur me njëri-tjetrin.

Por a do të ketë një këngë të re mes tyre? Mbetet për t’u parë.

Mirëpo, ndjekësit e dyshes kanë kërkuar një bashkëpunim nga ata, ku shumë kanë shkruar komente të tilla si: “Aman bëni një bashkëpunim Rozi dhe Noizy”, “Duam një hit tjetër nga ju”, “Një bashkëpunim i të dyve do të nxirrte një perlë të bukur, jeni dy artista që ju duam” etj.

Më herët, Rozana i thuri një ‘diss’ të gjithë atyre që patën kritika për koncertin e Noizy-t “Alpha Show”.

“Kam disa ditë që lexoj për njerëz të “prekur” nga tekstet e Noizy-t. Po kur nuk lexoni, pse “shkencëroni”? Dhe krejt papritur me del përpara një poezi e Andon Zako Çajupit. Po Andoni me kë ta ketë patur vallë? Me cilin grup reperash?”- shkroi më herët Rozana, ndërsa Noizy s’ka vonuar t’i përgjigjet.

“Mire un qe mbledh në shesh qe ne nje menyr mund tme shmangesh, po kto I mesojme në shkolle te kuptosh nje artist duhet të kesh shpirt artisti, prandaj nuk merzitem me kto, pastaj kto hajn kerrmilla në Paris dhe pin champagne dhe mbase nga pija flasin Rozi you the best ”- ia ka kthyer reperi.

Më Shumë

Kurti: Në pranverë pritet të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të kujton atë mes dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, do të duhej të mundësojë integrimin e...

Gjykata e Prizrenit i bindet KGJK-së, punon vetëm shërbime esenciale

Gjykata e Prizrenit ka zbatuar vendimin e KGJK-së dhe nga dita e sotme do të reduktohet puna duke ofruar vetëm shërbime esenciale.Këshilli Gjyqësor i...

Flamuri dhe qeni

Lajmet e Fundit