17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

SBAShK-u: Pro pezullimit të grevës votuan 54.88%, kundër pezullimit 45.12%

SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.  

 

Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet  e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet  tutje.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë.  Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë  marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%. Nga të deklaruarit  pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Këto shënime, sipas SBAShK-ut do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.

Po ashtu SBAShK ka falënderuar anëtarësinë e saj ‘duke ju shprehur respektin për qëndrimin dinjitoz gjatë gjithë viteve e dekadave të punës në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave’.

“Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime. Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju  ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”m thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Po ashtu tutje thuhet se SBASHK edhe njëherë dëshmoi se vepron duke u bazuar në zërin e anëtarësisë, e jo, siç janë munduar të plasojnë shpifje disa individë a grupacione se vendosin individë të caktuar.

Kështu, sipas SBAShK-ut u veprua edhe lidhur me grevën e filluar më 25 gusht.

Ekskluzive: 54.88% pro pezullimit, 45.12% për vazhdim të grevës

Janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend.

Rezultati përcakton se greva duhet të pezullohet dhe mësimi të fillojë të hënën.

Burime të RTK-së konfirmojnë se nga të gjitha votat e mbledhura, e që jamë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.

Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj.

Më Shumë

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i...

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit