9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Charlize Theron ftoi Obamën në klub striptistesh

Aktorja Charlize Theron ka pranuar se u ndje në faj kur ftoi Presidentin e SHBA, Barack Obama, në një klub striptistesh.

E ftuar në Jimmy Kimmel Live, asaj i është kujtuar se herën e fundit që ka qenë në këtë show, ishte edhe Presidenti Obama.

39 – vjeçarja menjëherë ka reaguar duke thënë se nuk do ta harrojë kurrë atë që ka ndodhur atë ditë dhe pranoi se ka bërë një gafë të madhe.

Unë flas më shumë sesa duhet kur jam nervoze, nuk di ta shpjegoj, ka thënë ajo. Por nuk ndaloj së foluri dhe kështu u ndjeva kur isha pranë tij.

Ne folëm për pak çaste, ai po më priste të më takonte pas shfaqjes. Obama ishte shumë i dashur e unë tepër nervoze. Më tha se, e kishte shijuar prezencën në këtë show dhe se në këtë mënyrë mund të tërheqë edhe të rinjtë, ndërsa unë ju përgjigja, se nëse po kërkoni për t’i tërhequr ata, mund t’ju çoj në një klub striptistesh, ka thënë Theron duke u ndjerë e tupëruar.

Më pas, ajo i ka shpjeguar prezantuesit të programit, se nuk e zinte gjumi për 4 javë rresht. Shtrihesha për të fjetur dhe thërrisja: “O Zot, si ja thashë këtë Obamës!”

Michelle Obama do më vrasë, ka përfunduar Theron duke qeshur./tvklan.al

Më Shumë

Nëntë vjet nga vdekja e Dritëro Agollit

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar Dritëro Agolli ka ndërruar jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në...

Ndahet nga jeta Kurtali Mustafa, punëtor i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash

Kurtali (Sulejman) Mustafa, punëtor shumëvjeçar i Zyrës së Gjendjes Civile në Dragash, ka ndërruar jetë. Ai u shqua për përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbimin...

Lajmet e Fundit