3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Chelsea i ofron 130 milionë euro për Lukakun, por Interi s’do as të dëgjojë

Chelsea është i gatshëm t’i shpenzojë hiç më pak se 130 milionë euro për ta blerë Romelu Lukakun, por Interi nuk dëshiron as t’i dëgjojë ofertat e lerë më ta shesë sulmuesin belg.

Lukaku ishte tejet i rëndësishëm për Interin sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ta fitojë titullin në Serie A për herë të parë që prej vitit 2010, raporton Gazeta Express.

Ai i shënoi 30 gola dhe i dhuroi 10 asiste në 44 ndeshje në të gjitha garat për zikaltrit.

Ai ka rënë në sytë e Manchester City dhe Chelseat, por ofertat e larta për të janë hedhur poshtë nga klubi i tij.

Lukaku është futbollist kyç në ekipin e tij dhe pasi e humbi Antonio Conten, Interi nuk e ka ndërmend ta humbasë edhe belgun.

Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Interi i pagoi 74 milionë në vitin 2019 për ta marrë atë nga Manchester Unitedi, por vlera e tij është rritur dukshëm që prej atëherë.

Sipas SportItalia, Chelsea e kërkon një sulmues dëshpërimisht këtë verë dhe është i gatshëm t’i derdhë 130 milionë euro për ta siguruar një.

Të kaltrit e Londrës janë të gatshëm t’i shpenzojnë ato para në Lukakun, por siç qëndrojnë gjërat, Interi nuk e ka ndërmend t’i dëgjojë ofertat për përfaqësuesin belg.

Më Shumë

Tirana pret Bashkimin në Ligën Unike për femra

Në kuadër të Ligës Unike Femrat, java e ardhshme sjell një përballje të rëndësishme ndërmjet Tiranës dhe Bashkimit. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Sportit...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit