13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Meçi Joshua vs Fury pas pak muajsh, thotë promotori Hearn

Meçi i shumëpritur në kategorinë e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Tyson Fury ka mundësi reale të zhvillohet në muajin shkurt, ka thënë Eddie Hearn, promotori i Joshuas.

Dy boksierët britanikë duhet të luftonin në gusht, por një gjykatë në SHBA theksoi se Fury duhet së pari të përballet me Deontay Wilderin, me të cilin kishte një marrëveshje paraprake për trilogji, raporton Gazeta Express.

Gjykata i kërkoi Furyt ta respektojë marrëveshjen dhe të përballet me Wilderin.

Si rrjedhojë, Fury dhe Wilderi do të përballen më 9 tetor, derisa Joshua do t’i mbrojë titujt e botës kundër sfiduesit Oleksandr Usyk më 25 shtator.

Hearn tha se bisedimet me kampion e Fury do të nisin pas këtyre dy meçeve.

“Ne gjithmonë kemi dashur ta bëjmë këtë në dhjetor. Por duke qenë se AJ lufton më 25 shtator dhe meçi i Fury u shty deri në tetor, mendoj se muaji shkurt është më reali”, tha Hearn.

Fury, 32 vjeç, është kampion në WBC, ndërsa Joshua, 31 vjeç, është kampion në WBO, WBA dhe IBF. /Gazeta Express/

Më Shumë

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Prizreni arrin marrëveshje në Turqi për trajnimin e infermierëve

Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, dhe Drejtori i Financave, Levent Bus, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku janë dakorduar për bashkëpunim në...

Lajmet e Fundit