Chelsea insiston për Koulibaly

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte ka kthyer sërish interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Conte kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar, por Napoli kishte refuzuar shitjen e tij.

Sipas Football Italia, Chelsea ka kthyer sërish vëmendjen ndaj Koulibaly, për të cilin është gati që të ofrojë 55 milionë euro.

Chelsea nuk do të ketë punë të lehtë në transferimin e mbrojtësit, pasi për të po interesohet edhe skuadra e Arsenalit.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit