Chelsea kalon në rundin tjetër të kupës pas penalltive

Chelsea ka kaluar në raundin tjetër të FA Cup, pasi ka eliminuar pas vazhdimeve skuadrën e Norwich City.

Skuadrës së Antonio Contes i janë dashur penalltitë ndaj Norwichit, për të kaluar në raundin tjetër të FA Cup.

Ndeshja përfundoi baras 1:1, ashtu sikurse edhe e para 0:0.

Golin për vendësit e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 55’, por kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Lewis, i cili shënoi për 1:1, duke ia siguruar skuadrës së tij vazhdimet.

Gjatë penalltive Chelsea ishte skuadër më e mirë, duke shënuar pesë penallti për dallim nga Norwich që shënoi vetëm tre.

Chelsea ndeshjen e mbylli me 9 lojtarë, pasi me karton të kuq u ndëshkuan dy spanjollët Pedro dhe Alvaro Morata.

Në raundin tjetër londinezët do të takohen me Newcastle

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit