Christian Atsu gjendet i vdekur

Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit në Turqi dhe Siri, është gjetur i vdekur futbollisti, Christian Atsu. Për fatin e futbollistit të Ganës nuk është ditur deri të shtunën, ndërsa raportimet për të ishin kontradiktore.

Të shtunën klubi i fundit i Atsu, Hatayspor, ka njoftuar se është gjendur trupi i futbollistit.

Atsu vdiq në moshën 31-vjeçare. Ai ishte pjesë e skuadrave si Porto, Chelsea, Everton, Neëcastle United. Te Hatayspor ishte prej 6 shtatorit të vitit të kaluar.

Për Ganën, sulmuesi i krahut ka luajtur 65 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola.

Atsu është një prej mijëra viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë. Trupi i të ndjerit është gjetur nën gërmadha.

Atsu kishte shënuar golin e fitores për Hatayspor ndaj Kasimpashas, më 5 shkurt. Në lojë kishte hyrë në minutën e 82-të, ndërsa kishte realizuar për 1:0 në minutën e 97-të.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit