14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Cikloni shkatërroi Bangladeshin dhe mbyti të paktën nëntë persona

Të paktën nëntë persona kanë vdekur pasi një ciklon goditi brigjet e Bangladeshit, thanë autoritetet të martën.

Drunjtë dhe shtyllat e energjisë u shkulën dhe uji përmbyti zonat e ulëta pasi një ciklon i quajtur Sitrang goditi zonën gjatë natës të hënën.

Kamrun Nahar, nga Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive, tha se deri më tani nëntë persona kanë vdekur për shkak të ciklonit ndërsa dëmi është ende duke u vlerësuar, raporton Al Jazeera, transmeton KlanKosova.tv.

Tre anëtarë të një familjeje, duke përfshirë një fëmijë katërvjeçar, vdiqën kur një pemë ra në shtëpinë e tyre në Nangolkot në rrethin Kumili, më shumë se 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit Dhaka, tha zyrtari i qeverisë lokale, Rajhan Mehbub.

Dy persona tjerë vdiqën kur drunjtë ranë mbi ta në rrethin bregdetar të Bolit, tha Tuhidul Islam, një zyrtar në administratën e qarkut.

Ai tha se stuhia shkatërroi fusha të gjera me të korra në distriktin e ishullit. Shumë dru dhe shtylla elektrike u shkulën, shtoi ai.

Një tjetër grua vdiq pasi një degë peme ra mbi të në distriktin jugperëndimor Narailu. Në lajme të tjera, një burrë vdiq në Dhaka kur një mur me tulla u shemb mbi të, ndërsa dy njerëz vdiqën pasi varka e tyre e vogël u përmbys në lumin Jamuna në rrethin veriperëndimor të Sirajganj, thanë zyrtarët.

Qeveria evakuoi më shumë se 300,000 banorë të bregdetit përpara se cikloni të arrinte në tokë. /Klankosova.tv

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, vodhën një lopë

Ditën e premte në Suharekë janë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë vjedhur një kafshë. Kafsha në fjalë i është kthyer pronarit të vet. Kliko ...

Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë...

Lajmet e Fundit