8.3 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

City 15 milionë euro në vit për De Bruynen

Kevin De Bruyne është futbollisti që po bën diferencën në fushën e lojës këtë sezon për Manchester Cityn.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur që ta blindojnë mesfushorin belg, duke i ofruar rinovimin e kontratës, diçka që futbollisti duket se e ka pranuar. Kontrata aktuale e De Bruiyne skadon në vitin 2021, kështu që kontrata e re që ai do të firmosë do të jetë deri në 2024.

Por jo vetëm kaq, Citizens kanë vendosur që rinovimin me De Bruyne ta shoqërojnë edhe me një rritje të pagës në 300 mijë euro në javë, që do të thotë se ai do të përfitojë pak më shumë se 15 milionë euro në sezon, transmeton TCH.

Vlen të theksohet se kësaj shifre i shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit. Në muajin qershor, De Bruyne do të festojë 27 vjetorin e tij të lindjes, që do të thotë se belgu me kontratën e re do të jetë i lidhur me Manchester City deri në moshën 33 vjeçare.

Më Shumë

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e...

Lajmet e Fundit