City në Champions, United jashtë

Manchester City ka barazuar 1:1 me Swansean në udhëtim, por që ka qenë e mjaftueshme për të siguruar pozitën e katërt, e cila dërgon vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për Cityn e ka shënuar Iheanacho, ndërsa për Swansean Ayew.

Pas këtij barazimi, City mbetet në vendin e katërt me 66 pikë, 3 më shumë se sa Unitedi që bie në vendin e gjashtë, por që do të zhvillojë ndeshjen e fundit kundër Bournemouthit, pasi sot ky takim u shty për shkak të dyshimeve për bombë në Old Trafford.

Në ndeshjet tjera, Chelsea barazoi 1:1 me kampionin Leicester City, ashtu sikurse edhe Liverpool me West Bromwich Albionin.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Lajmet e Fundit