3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Claudio Echeverri nënshkruan kontratë gjashtëvjeçare me Manchester Cityn

Ylli 17-vjeçar i River Plate, Claudio Echeverri, thuhet se i ka dhënë dritën jeshile një marrëveshjeje gjashtëvjeçare me Manchester City-n.

Kampionët e Premier League, Evropës dhe të botës mësohet se kanë shtrënguar duart me homologët e tyre argjentinas për një marrëveshje prej 21.7 milionë paund për Echeverri-n, i cili ishte gjithashtu në radarin e Chelsea dhe Real Madrid.

Echeverri, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 18-të të marten, më 2 janar, do të qëndrojë në atdheun e tij përpara se të lidhet me Man City në dhjetor 2024, dhe sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy klubet janë duke shkëmbyer dokumentet aktualisht.

Gazetari shton se Echeverri ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare në “Etihad Stadium”, e cila do ta mbajë atë të lidhur me skuadrën e Pep Guardiola-s deri në vitin 2030.

Playmaker-i i lindur në vitin 2006 ka fituar vetëm gjashtë paraqitje për ekipin e parë të River Plate deri më tani, duke realizuar një gol dhe duke fituar Primera Division të Argjentinës 2023 dhe Trofeo de Campeones.

Ndërsa Echeverri ende nuk ka pasur një ndikim në ekipin e parë të River Plate, ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve anembanë Evropës me një sërë paraqitjesh të jashtëzakonshme për U-17-at e Argjentinës në Kampionatin e Amerikës së Jugut dhe Kupën e Botës.

Gjatë turneut kontinental të prillit, Echeverri doli me pesë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje, duke mbajtur shiritin e kapitenit në gjashtë prej tyre, ndërsa Argjentina përfundoi në vendin e tretë.

Echeverri përfundoi Kampionatin e Amerikës Jugore U-17 2023 si golashënuesi më i mirë i turneut dhe ai mbajti shiritin e kapitenit për Kupën e Botës U-17 që u zhvillua në nëntor dhe dhjetor.

Sulmuesi i ardhshëm i Man City shënoi pesë gola në Kupën e Botës, si dhe dha dy asistime, por Argjentina u eliminua me penallti në gjysmëfinale nga Gjermania përpara se të mposhtej edhe nga Mali në play-off-in e vendit të tretë.

Megjithatë, Echeverri mori në shtëpi Këpucën e Bronztë, duke përfunduar në listat e golashënuesve me Ibrahim Diarra të Malit dhe pas fituesit dhe shokut të skuadrës Agustin Ruberto.

17-vjeçari do të synojë të ndjekë gjurmët e Julian Alvarez në “Etihad”, një tjetër produkt i dikurshëm i River Plate që ka bërë emër në Premier League nën drejtimin e Guardiola-s.

Alvarez shkëlqeu gjatë gjysmës së parë të sezonit 2023-24 me 12 gola dhe nëntë asistime nga 28 ndeshje.

Në mungesë të Erling Haaland, i cili aktualisht është jashtë fushës me një dëmtim në këmbë, Alvarez ka shënuar në ndeshjet radhazi në Premier League kundër Everton dhe Sheffield United, ndërsa operoi në majë të sulmit.

Një fitore 2-0 ndaj “Blades” të shtunën e pa Man City-n të ngjitet në vendin e tretë në tabelën e Premier League dhe skuadra e Guardiola-s tani përgatitet të fillojë mbrojtjen e kurorës së tyre në FA Cup kundër Huddersfield Town në ndeshjen e raundit të tretë të së dielës. Albanian Post

Më Shumë

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë njoftuar se...

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Lajmet e Fundit