Cliff: Protesta mos të kthehet kundër serbëve

IanCliff6-12Protesta e cila do të mbahet sot kundër deklaratave të Jabllanoviqit është protestë që nuk duhet të kthehet kundër etniteteve, madje është shumë e dëmshme për Kosovën, nëse kjo gjë ndodh.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

Cliff: Nuk dëshirojmë që protesta të kthehet kundër etniteteve

“Është e drejte demokratike e njerëzve të protestojnë paqësisht dhe kjo ështëe rëndësishme në këtë protestë. Protestaqë nuk duhet të kthehet një etnitet ndaj tjetrit, por le të shohim si do të shkoj. Pra, thash se kjo protestë nuk duhet të jetë protestë kundër etniteteve. Do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën nëse protesta kthehet si një kundërshtim i një grupi etniteti ndaj tjetri, d.m.th shumica shqiptare kundër pakicës serbe, dhe kjo nuk është ajo që e dëshirojmë”, tha Cliff.

Cliff i bëri këto komente pas ligjëratës para studentëve të AAB-së me temë “Politika e jashtme britanike”./Kosovapress/

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit