18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

17 vjeçarit në Suharekë i sekuestrohet një pushkë

Një 17-vjeçari në fshatin Sllapuzhan të Suharekës i është gjetur një pushkë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, Policia kishte marrë një informatë në orët e mbrëmjes të së hënës për disa persona të dyshuar në një stallë bagëtish në këtë fshat.

Me të intervenuar, Policia aty ka takuar tre të rinj, ku njëri prej tyre i cili ishte i mitur posedonte pushkën me një karikator dhe pesë fishekë.

“Patrulla e policisë së Stacionit Policor të Suharekës ka intervenuar dhe aty ka takuar tre të rijnë, njëri nga të dyshuarit (i mitur 17-vjeçar) posedonte një pushkë, stalla ishte pronë e babait të tij. Ekipet relevante policore dhe hetuesit e stacionit kanë dal në vend ngjarje dhe janë marr me rastin. Në vend ngjarje është sekuestruar një pushkë përsëritëse, kalibër 7.9 mm, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 7.9 mm.”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Kundër të dyshuarit ka filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”

Më Shumë

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person. I lënduari është dërguar në...

Karakaçi përforcon Lirinë

Skuadra e Lirisë ka njoftuar për transferimin më të ri në skuadër, i cili e përforcon repartin mesfushës. Liria e ka bërë zyrtare transferimin...

Lajmet e Fundit