22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

COVID-19: 152 persona u infektuan në Prizren

Deri tani në Kosovë janë testuar mbi 17 mijë persona, ku prej tyre pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 298 persona, me gjithsej 31 raste të vdekjes.

Komuna më e prekur mbetet Vushtrria me 123 raste aktive, pastaj Prishtina me 55 raste aktive, e cila me rastet e reja të mbrëmshme ka kaluar Prizrenin, e cila ka 49 raste aktive.

Në Prishtinë të gjithë fëmijët e testuar për koronavirus nga tri çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja” kanë rezultuar negativ, kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili tha se tashmë këto dy çerdhe do të hapen nga sot.

“29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielën keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetizolim dhe ndalesë e përhapjes”, tha Ahmeti.

Komunat të cilat kanë numër treshifror të të infektuarve me koronavirus janë Vushtrria me 162, Prizreni me 152, Ferizaji me 134 dhe Prishtina me 130.

Më Shumë

Emilija Rexhepi rizgjidhet kryetare e NDS-së

Emilija Rexhepi është zgjedhur edhe për një mandat kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), në Kongresin e 5-të të kësaj parti që u...

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Lajmet e Fundit