21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

COVID-19/ Anulohet ndeshja Tottenham – Rennes, 13 pozitivë te Tottenham-i

Ndeshja e Conference League mes Rennes dhe Tottenham është shtyrë për shkak se 13 pjesëtarë të klubit të Tottenham-it kanë rezultuar pozitiv me variantin Omicron të COVID-19.

Edhe ndeshja e tyre përballë Brighton-it të dielën, është nën dyshim për zhvillimin e sak.

Tottenham-i ka treguar që të mërkurën kanë mbyllur qendrën stërvitore deri në një datë të pacaktuar.

“Diskutimet po vazhdojnë me UEFA-n”, shkruan klubi.

“Duhet të japim të reja për këtë ndeshje së shpejti”.

UEFA zyrtarizoi që ndeshja e Tottenham me Rennes në kuadër të raundit të fundit të grupeve në Conference League, është shtyrë.

Tetë futbollistë të Tottenham-it dhe pesë pjesëtar të ekipit të klubit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

UEFA thekson që një klub duhet të ketë 13 futbollistë të gatshëm, përfshirë portierin, që të luaj.

“Çdo ditë kemi shumë e më shumë raste”, shprehet Conte, “kjo nuk është një situatë e mirë”.

Shtëpia më e lartë e futbollit Evropian, i ka vënë ultimatum Tottenham-it që të gjejë një orar të duhur për të zhvilluar ndeshjen para 31 dhjetorit.

Nëse londinezët nuk arrijnë të organizojnë ndeshjen para kësaj date, atëherë ndeshja i dhurohet në tavolinë Rennes-it dhe kështu ata eliminohet nga Conference League.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Lajmet e Fundit