COVID-19 në Kosovë – 2,381 raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se nga 1,818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sipas raportit, janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës. Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në raport.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dje janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 220.619.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit