7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Nuk po i shkon siç e ka planifikuar, çfarë tha Putin për luftën sot në një adresim televiziv

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një fjalim të shkurtër televiziv këtë mëngjes, duke shënuar komentet e tij të para publike që nga e premtja.

Putin iu referua pushtimit rus të Ukrainës si një “operacion special për të ofruar ndihmë për Republikat popullore të Donbasit” dhe përshëndeti “heroizmin” e forcave speciale ruse që luftojnë në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Putin ka thënë: “I bëj një nderim të veçantë atyre që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikën popullore të Donbasit këto ditë”.

Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë.

Pushtimi rus i Ukrainës po përshkallëzohet, me Moskën që ka nisur sulme të përgjithshme për të pushtuar Kievin , në një kohë kur numri tragjik deri tani përfshin dhjetëra viktima civile.

Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkov, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri. Autoritetet në qytetin verilindor të Ukrainës, i dyti më i madhi i vendit, njoftuan sot një “infiltrim” të ushtrisë në qendër të qytetit.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë bllokuar bankat ruse nga transaksionet ndërbankare (sistemi SËIFT) , ndërsa Gjermania ka lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë për të forcuar forcat ushtarake që po i rezistojnë pushtimit rus. /Gazeta Express/

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit