COVID-19: Përhapet një variant i ri në Angli

Një variant i ri COVID 19  po përhapet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA).

I njohur shkencërisht si EG.5.1, ai rrjedh nga variant Omicron i COVID dhe tashmë ka dalë në një nga shtatë raste të reja, tregojnë të dhënat e UKHSA, raporton Skyneës, përcjell klankosova.tv

UKHSA ka monitoruar përhapjen e tij në vend për shkak të rasteve në rritje ndërkombëtarisht, veçanërisht në Azi.

Zyrtarët thonë se ata po monitorojnë nga afër  situatën pasi shifrat e rasteve me COVID vazhdojnë të rriten.

“Ne kemi parë gjithashtu një rritje të vogël të pranimeve në spital në shumicën e grupmoshave, veçanërisht në mesin e të moshuarve”, tha Dr Mary Ramsay, kreu i imunizimit në UKHSA.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit