Daçiç: Evropa po na kërkon t’i vendosim sanksione Rusisë, s’po e tërheq njohjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia nuk guxon dhe nuk mund t’i bashkohet asnjë sanksioni kundër Rusisë, “sepse kështu do të humbasë aleatin e saj më të madh politik dhe nuk do të fitojë një tjetër”, pasi sipas tij Evropa nuk dëshiron ta tërheq njohjen e Kosovës.

“Rusia është e vetmja që mbron Serbinë, ne nuk kemi askënd tjetër. Unë personalisht i kam bërë thirrje Rusisë që të vërë veton ndaj çështjes së Srebrenicës dhe ajo e bëri këtë”, tha Daçiç për televizionin K1.

Daçiç ka potencuar se Serbia ka obligim që të harmonizohet me politikën e Bashkimit Evropian  dhe gradualisht t’i përshtatet deri në hyrjen në BE.

Ai ka vlerësuar se sanksionet ndaj Rusisë po “hollohen”, ndërsa presionet ndaj Serbisë janë “të tmerrshme dhe të përditshme”.

“Megjithatë, askush nuk tha se do të vendosin sanksione ndaj Serbisë nëse nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë”, shtoi Daçiç.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pati thënë sese Serbia ka ruajtur parimet e saj në ditët e fundit dhe se nuk mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Pjesa e dytë e problemit që pason, rrezikimi i mëtejshëm i interesave ekonomike të Serbisë. Serbia e ka mbajtur pozicionin e saj në ditët paraprake nga gjithsejtë 13 akte ne mund t’i votonim vetëm katër, ne nuk mund t’i votonim nëntë të tjerat ato ishin deklarata që nënkuptonin vendosjen e sanksioneve të ndryshme kundër Rusisë”, kishte thwnw Vuçiç.

/Albanianpost.com

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit