Daja e kërcënon mbesën në Prizren

Një femër ka denoncuar dajën e saj në polici pasi që ky i fundit e ka kërcënuar pas një mosmarrëveshje, raporton PrizrenPress

Rasti ka ndodhur të premten në Prizren, rreth orës 19:10.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Prizren 03.09.2021-19:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga daja i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit