9.3 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Dallavere me stazhin, vazhdon greva

Greva në arsim ende mbetet në fuqi. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nuk ka tërhequr grevën si mjet sindikal për shprehjen e pakënaqësisë, përkundrazi ka deklaruar të premten se kjo grevë do të vazhdojë derisa Qeveria nuk përmbush obligimin e saj për pagesën e përvojës së punës.

Në konto të mësimdhënësve janë derdhur mjetet e 0,5-përqindëshit për çdo vit shërbimi me pagën e prillit, por Qeveria ka thyer marrëveshjen sipas SBASHK-ut. Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se mungojnë për disa vite mjetet e pagesës për përvojën e punës tek një pjesë e mësimdhënësve.

“3-9 vjet iu mungon pagesa e përvojës një pjese të mësimdhënësve. Kjo është paraqitur në shumë komuna dhe kemi angazhuar të gjitha përfaqësitë sindikale nëpër komuna që t’i verifikojnë listat e pagave për secilin mësimdhënës”, ka thënë Jasharaj, sipas të cilit, nuk do të tolerohet të mashtrohen mësimdhënësit../zeri/

Më Shumë

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit